Fituesi i “BBVK2”, Lumbardh Salihu po rikthehet në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për shkak të një detaji që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij.
Në një fotografi të publikuar në Instastory, Lumi shihet me një unazë të vendosur në gishtin e fejesës, duke nxitur menjëherë dyshimet se në jetën e tij sentimentale mund të ketë ndodhur diçka e rëndësishme.
Kjo vëmendje vjen pas raportimeve për lidhjen e tij me një milionere austriake, me të cilën thuhet se po shijon një romancë të re. Madje, raportimet për jetën e tyre të përbashkët kanë shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth kësaj lidhjeje.
Por, a është unaza një shenjë se çifti ka vendosur ta çojë lidhjen në një nivel tjetër? A po përgatitet Lumbardhi për një hap të rëndësishëm në jetën private?
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga vetë Lumbardhi se bëhet fjalë për unazë fejese, por fotografia ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje.
A do të kemi së shpejti një fejesë nga Lumbardh Salihu?















































