Prizrenasja në hall me ish të dashurin, e ngacmon dhe i shkon te shtëpia – detyrohet ta denoncojë

0
380

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një 24-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka pasur lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar dje të dyshuarin, duke deklaruar se nuk po e lë rehat që kur ajo ka vendosur ta ndërpres raportin mes tyre.

Kjo situatë e ka rënduar viktimën dhe ka vendosur që të mos ketë kontakt me të, por ky i fundit ka vazhduar që ta ngacmojë, duke i shkuar edhe te shtëpia dhe për pasojë i ka shkaktuar frikë.

Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, prandaj ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here