Temperaturat zbresin deri në 1 gradë, ja si do të jetë moti sot në Kosovë

0
61

Moti në Kosovë do të karakterizohet sot nga vranësira të shpeshta, temperatura të ulëta dhe reshje të izoluara shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Kushtet relativisht të ftohta pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa të premten parashihen intervale me diell dhe përmirësim gradual i motit./04 Online/