Presidentja Osmani takon Presidentin e Kenisë, shtet që nuk e ka njohur ende Kosovën

0
140

Në kuadër të vizitës së saj në ShBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Kenias, William Ruto.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, bën të ditur komunikata e Presidencës, shkruan Reporteri.net.

Në të njëjtën kohë, Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve.

“Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t`i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kenias, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.

Ky vend i madh afrikan ende s’e ka njohur Kosovën.

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. /Reporterin.net

Leave a Reply