Kylian Mbappe ka arritur shifrën prej 100 golash me fanellën e Real Madridit, por statistikat e skuadrës madrilene në La Liga tregojnë një realitet tjetër përballë rivalit të përjetshëm, Barcelonës.
Nga 100 realizimet e francezit, 21 kanë ardhur nga penalltitë, ndërsa ai ka shënuar në 21 nga 26 ekzekutimet e tij nga pika e bardhë.
Në nivel ekipor, Barcelona ka qenë më produktive që nga transferimi i Mbappes në Madrid. Katalunasit kanë realizuar 316 gola në kampionat, ndërsa Reali ka shënuar 267, me një diferencë prej 49 golash.
Këto shifra tregojnë se, pavarësisht kontributit individual të Mbappes, Barcelona ka pasur një repart ofensiv më efikas në këtë periudhë./04 Online/















































