Osmani udhëton drejt New Yorkut për sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

0
149

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Sipas njoftimit tw zyrës sw presidentes, Osmani është ftuar së bashku  me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Ndërkaq, Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, transmeton Klankosova.tv.

“Përgjatë kësaj vizite, Presidentja  në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate”, thuhet në njoftim.

“Përveç takimeve, Presidentja do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA”.

“Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here