Mourinho thyen heshtjen për të ardhmen e Viniciusit mes interesimit të Arsenalit

0
40

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për situatën e Vinicius Juniorit, në kohën kur sulmuesi brazilian po lidhet me një transferim të bujshëm tek Arsenali.

“Topçinjtë” raportohet se po e përcjellin situatën e 26-vjeçarit në Madrid, ndërsa trajneri Mikel Arteta nuk ka dashur t’i komentojë drejtpërdrejt zërat për transferimin e tij. Ai ka konfirmuar vetëm se Arsenali synon përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar.

Megjithatë, Mourinho, i cili u emërua në krye të Real Madridit në qershor, nuk duket i shqetësuar nga raportimet për të ardhmen e brazilianit.

Pas barazimit në ndeshjen miqësore kundër Fiorentinës, tekniku portugez bëri të ditur se Vinicius do t’i bashkohet skuadrës të hënën, së bashku me Brahim Diazin dhe Bernardo Silvan.

“Jam i shqetësuar që nuk i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Do të doja të kisha tri javë punë me të gjithë, por kjo nuk është e mundur. Të hënën do të vijnë Vinicius, Brahim dhe Bernardo”, deklaroi Mourinho.

Deklarata e trajnerit portugez sinjalizon se Vinicius vazhdon të jetë pjesë e planeve të Real Madridit për sezonin e ri, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një kalim në Londër.

Megjithatë, e ardhmja e brazilianit pritet të mbetet një nga temat kryesore të afatit kalimtar, ndërsa Arsenali vazhdon të kërkojë përforcime për skuadrën e Artetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here