Ministria e Ekonomisë ndan 75 milionë euro për faturat e energjisë-elektrike për qytetarët

0
257

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundor, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.

Ministria e ekonomisë ka njoftuar se ka ndarë 75 milionë euro subvencionim për energjinë elektrike.

“ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit.Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.

Leave a Reply