Kurti pret rezultate pozitive nga takimi me Vuçiqin

0
119

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do t’u drejtohet mediave pas takimit, ndonëse nuk ka treguar për cilin takim e kishte fjalën.

Kurti fillimisht në orën 10:30 pritet të takohet me Borrellin e Lajçakun, pas të cilit do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga sigurimi, është nisur nga hoteli ku ka fjetur mbrëmë, Inex Oglica, drejt shtëpizave shtetërore, ku edhe pritet të nisin takimet mes dy delegacioneve, Kosovë-Serbi.

Ai është pyetur nga gazetari i Klankosova.tv nëse ka pushuar para takimit dhe nëse pret ndonjë rezultat pozitiv nga takimi.

Kryeministri i është përgjigjur pozitivisht për pushim, dhe ka thënë se pret rezultate pozitive nga takimi.

Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar.

Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që synon të qarkullojë në atë zonë.

Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30.

Me të prëfunduar takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media.

Leave a Reply