Kurti fillimisht takohet me Bujar Osmanin dhe Ali Ahmetin në Ohër

0
131

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, një orë para se të fillojnë takimet e nivelit të lartë me presidentin serb.

Kurti është parë duke folur shkurt me ta, ndërsa në takim ka qenë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Gazetarët kanë tentuar të marrin disa përgjigje nga ai, por Kurti ka thënë se “është vonë për takimin me kryeministrin” e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply