Gazetarja Ulpiana Emra lëndohet pas hedhjes së gjësendeve në ndeshjen Trepça – Peja

0
284

Trepça është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në finalen dramatike Trepça e mposhti Pejën me rezultat 78:76.

Ndeshja u luajt në Suharekë.

Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik. Finalen e kanë përcjellë incidente të shumta.

Pak sekonda pa u mbyllur pjesa e parë, u hodhën gjësende në fushë, teksa është lënduar gazetarja e sportit, Ulpiana Emra, shkruan Lajmi.net.

Lajmi konfirmohet nga Klan Kosova derisa raportohet se gjendja e saj tashmë është stabile pas intervenimit të stafeve mjekësore të të dyja ekipeve.

Leave a Reply