Real Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin italian të Arsenalit, Riccardo Calafiori, të cilin e sheh si një përforcim të mundshëm për repartin defensiv.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, madrilenët kanë bërë kontaktet e para dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij gjatë verës.
Megjithatë, Arsenali nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga italiani, të cilin e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës. Klubi londinez madje planifikon t’i ofrojë atij kontratë të re gjatë vitit 2027.
Calafiori ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2029, ndërsa mbetet të shihet nëse Real Madridi do të arrijë ta bindë klubin anglez për transferimin e tij./04 Online/















































