Vuçiq akuzon Kosovën dhe Perëndimin: Duan që Kurti të duket si Zelensky e unë të jem një lloj Putini

0
157

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë”.

Ai ka akuzuar Kosovën për gjoja pretendim për ta shtyrë Serbinë në konflikt me NATO- n. Madje ai shtoi se kinse qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in.

Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”.

“(Shqiptarët) Ata duan që Serinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta. Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky që unë të jem një lloj Putini dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe… Ata nuk duan në asnjë mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet dhe gjërat të normalizohen në regjion sepse ata nuk duan normalizim, të gjithë ata [komuniteti ndërkombëtar dhe Kosova] së bashku duan poshtërimin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Leave a Reply