Gratë në Berlin fitojnë të drejtën të lahen topless në pishinë: “Është barazi gjinore”

0
434

Gratë e Berlinit do të lejohen të bëjnë plazh topless në pishinat publike të qytetit gjerman. Por lajmi qëndron në mënyrën se si ky vendim “mbërriti” në gjykatë.

Arsyeja pse tashmë është hequr detyrimi për bikini qëndron në ankesën e bërë nga një vajzë që bëri thirrje barazinë gjinore: burrat kanë vetëm pantallona të shkurtra, pse ne (gratë) duhet të notojmë me sytjena të pakëndshme?

Dhe gjyqtari u pajtua me të, duke shtuar “të drejtën për nxirje të plotë”.

Për të qenë të saktë, “Senati i Berlinit për drejtësi, diversitet dhe antidiskriminim” vendosi lirinë e të qëndruarit topless në pishinë. Kur organi që vendos për çështjet e barazisë gjinore ra dakord me të renë, Berliner Baederbetriebe, e cila menaxhon pishinat publike të qytetit, vendosi menjëherë për të ndryshuar Kodin e veshjes.

Leave a Reply