Urime Pavarësia e Kosovës

0
277

Të nderuar miq, bashkëlufëtar e bashkëveprimtar!

Rruga deri te 17.02.2008 ka qenë e gjatë dhe e mundimëshme, me shumë sakrifica të gjeneratave të tëra ndër shekuj, me vuajtje të popullit shqiptarë deri në vetëflijim!

Lufta titanike e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve, bëri që Kosova të çlirohet njëher e përgjithmon nga thundra e okupatorit serbo-sllavë, i cili bëri gjenocit mbi popullin tonë.

Si pjesmarrës në këtë ngjarje historike dhe nënshkrues i DEKLARATËS SË PARËSISË, unë nuk kam përfaqësuar veten, por kam përfaqësuar vendlindjen ku linda, u rrita dhe u frymëzova për liri, Vërrinin, Prizrenin dhe Kosovën, si dhe gjithë sakrificën e mijëra djem e vajzave që vaujtën nëpër bugjet e okupatorit serb.

Kam përfaqësuar luftëtarët dhe invalidët e UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe shqiptarëve ndër breza kudo që jetonin, për liri dhe shtet të pavarur e sovran.

Këtë urim ja dedikoj bashëluftëtarve të UÇK-së, të cilët padrejtësishtë po mbahen të burgosur nga mostrumi politik në Hagë, i cili u formua me dosje dhe shpifje të Serbisë dhe argatëve të tyre në Kosovë!

Shkruan: Zafir BERISHA

Leave a Reply