Duda Balje vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë

0
163

Nesër (17 shkurt) bëhen 15 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast tashmë kanë nisur aktivitetet e ndryshme dhe përgatitjet për festën e veçantë të popullit të Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ndërkohë ka marrë vëmendje me paraqitjen në këtë përvjetor.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku ka prezantuar fustanin e veçantë që lidhet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“15 vjet dashuri të pastër”, ka shkruar ajo.

Urimet dhe komplimentet ndërkohë nuk munguan nga ndjekësit që ajo mban në rrjetin e popullarizuar.

Duda përndryshe shquhet për sharmin dhe elegancën që vazhdimisht përcjell si dhe komentohet në masë të madhe për dukjen e jashtme.

Image

Leave a Reply