Ukimeri: Më 17 tetor do të më votojnë shumë të pakënaqur nga LVV-ja

0
303

Në vazhdën e shumë takimeve elektorale, kandidati për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Islam Ukimeri, sot ka takuar edhe një të ri nga qyteti, i cili më herët ka qenë votues i LVV-së.

Ukimeri ka thënë se i riu të cilin e ka takuar, më 17 tetor do ta votoj PDK-në.

Postimi i plotë:

Pas një dite të ngjeshur me shumë takime, jo rastësisht po e publikoj takimin me talentin e ri muzikor Arbnor Gashin, një rap artist shumë premtues, me emrin muzikor “Redian”. Arbnori deri tani ka publikuar 3 këngë shumë të mira të zhanrit “RnB”.
Arbnori deri tani ka qenë votues i VV-së, mirëpo pas keqqeverisjes dhe zhgjënjimit të tij si qytetar prizrenas, në zgjedhjet e 17 tetorit si shumë të tjerë edhe Arbnori ka vendosur ta votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar dhe mua si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
PDK edhe në të kaluarën, por edhe pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, do të bëj akoma më shumë për artin dhe kulturën prizrenase, sepse edhe ashtu qyteti ynë i lashtë, njihet si djep i artit dhe kulturës.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply