Kafshatë që s’kapërdihet lehtë zotëri Kiqe, është KF Liria

0
349

Flitet e përflitet…

Këto ditë deshte apo s’deshte të bie të dëgjosh të flitet e përflitet për kf liria.

Flitet e përflitet se padroni i kf liria R.Kiqe qenka lodhur me problemin e kf liria dhe se paska vendosur të dorëzohet, këtij padroni i paska mbetur në fyt “kafshata” e kf liria dhe paska vendosur që këtë kafshatë që ska mundur ta kapërdij vet, t’ia kaloj kryetarit të deritashëm të klubit.

Nuk është e sigurt nëse kjo është e vertet, sepse çdo gjë që po ndodh në kf liria është amulli dhe zhvillohet në stilin “biz-bize” sepse aty ska asgjë të shëndetshme pos akraballakut. Por në mos sot e vërteta do të dal nesër.

Nëse “padroni” nga Gjermania me përvojë 30 vjet në sport apo “profesori i sportit për të gjithë tjerët” nuk ka mundur ta përballoj problemin apo ta bartë peshën e emrit të kf liria, mund ta marrim me mend nëse “padroni i ri” do të mund ta bartë këtë peshë.

Ka mundësi që kjo edhe mund të ndodhë, por me këtë veprim shihet qartë se Kiqe, nuk ka pasur qëllim që ta zhvilloj dhe përparojë futbollin dhe fuqizoj kf liria, por këtë e ka bërë vetëm për interesa të veta.

Këtë, ky “mashtrues” e ka bërë në mënyre mjaft perfide, duke mashtruar edhe klubin edhe njerëzit tjerë me një plan plot fantazi. Interesi i tij shihet qartë kur ky “padron” klubin po ja kalon padronit të ri.

Pyetja është; jeni lodhur, jeni demoralizuar, keni pasur humbje, s’keni pasur fitime të mjaftueshme, keni fituar mjaft apo…?

E mira dhe e drejta do të ishte që klubin ta kthente aty ku e ka marrë.

Shkruan: Lulzim IBRI

Leave a Reply