Romantike dhe elegante, por me atë notën hiperfemërore vërtetë të parezistueshme. Po, dantella është aleati ynë numër 1 joshës, jo vetëm në të brendshme, por edhe në veshjet e kësaj pranvere duke qenë më shik se sa mund ta mendoni.
Sigurisht, është e vërtetë që e veshim me shumë dëshirë gjatë gjithë vitit, por pikërisht në këtë stinë ky detaj jep më të mirën, duke u shfaqur me veshje të lehta dhe nuanca tërheqëse, përveç të zezës klasike dhe të bardhës që nuk del kurrë nga moda.
Për më tepër, kjo pëlhurë e rafinuar është një aleat që nuk duhet nënvlerësuar edhe në rastin e ceremonive elegante dhe është gati të na vijë në ndihmë në kërkimin jo gjithmonë të lehtë për veshjen perfekte si të ftuara në një event.
Mund të visheni me dantellë me një look total për një rezultat me një ndikim të fortë glam ose të zgjidhni një artikull të vetëm për ta përzier me materiale më të lehta.
Nga fustanet, funde, pantallona, bluza dhe madje edhe aksesorët, dantellat mund të përdoren kudo.
Ja disa sugjerime:
Komplet me bluzë dantelle + pantallona

Bluzë dantelle

Fundi i gjatë me dantellë të zezë

Pantallona të bardha me dantella

Top me dantella

Fustan mini me dantella

Pupa balerina me dantella

Bluzë dantelle ngjyre blu

Pantallona dantelle

Fustan midi me dantella

Çanta me efekt dantelle

Xhaketë sportive e zezë me dantella

Fustan me dantelle i gjate

Bluzë me dantella fildishi

Fund dantelle i verdhë

Fustan i shkurtër me dantella rozë
