“Conte po studion, do sjellë të reja taktike”, ndihmësi i trajnerit: Ai “zhduk” diferencat!

0
130

Prej më shumë se një viti, Antonio Conte është “pushim” teksa trajneri italian përgatitet që në sezonin e ardhshëm të rikthehet në stol pas aventurës së fundit me Tottenham.

Klubet të cilat kërkojnë shërbimet e Contes janë të shumta, megjithatë në Itali janë pretendentët më seriozë për të firmosur me trajnerin nga Lecce. Milan, por edhe Juventus e kanë në plane Conten teksa ndihmësi i tij besnik, Christian Stellin zbuloi se kuqezinjtë mund kenë projektin e duhur.

“Dëshira për t’u rikthyer në detyrë është e madhe. Conte e ka kaluar këtë periudhë duke studiuar shumë dhe në aventurën e radhës mund të them se do të ketë disa të reja taktike. Kemi punuar shumë për këtë. Ai kërkon gjithnjë që të ecë me kohën dhe të përmirësohet. Conte kërkon që t’i shtojë ndeshjes më shumë befasi dhe të aplikojë një futboll modern.

Milani? Të gjitha skuadrat e mëdha përfshirë edhe Milanin mund të shndërrohen në projektin e duhur për Conten. Milan është një skuadër e fortë, sigurisht ka një diferencë me Interin, por Conte ka ditur gjithnjë që t’i “zhdukë” këto diferenca”, u shpreh Stellini./SS

Leave a Reply