Zv. Drejtori i QKMF-së ka harruar se është në Shëndetësi duke udhëhequr këtë dikaster

0
1126

Drejtor nuk je në Qendrën për punë Sociale, e di që të ka humbur rruga në oborr nga presionet politike-lokale.

Këto ditë pasi e morra vendimin tendencioz për transferim në AMF-Kushnin dhe QMF-Romajë me është dashtë të e bëjë edhe mediatike për arsye se:

1. Është vendim që është shkelur ligji me dy këmbë. (Ku për këtë i kam angazhuar Avokatët e mi dhe nuk do të ndalem deri sa të fitoj Drejtësia)
2. Vendim tendencioz për shumë arsye por po i përmendi disa.
(Në një telefonat që i është bërë Drejtoreshës të Infermerisë nga gazetarja në fjal e fatkeqesisht nuk është publiku e pyet se a ke diqka personale me të ajo përgjigjet kështu, une Pranverin e respektoj gati 9 vjet punojmë bashkë djal i mirë puntor i mirë etj etj, me sistem servil mundohet me i ik pergjegjesisë se saj edhe me gjujt topin tek drejtoria kinëse ata kan marr vendim e une nuk di gje…KA GENJY ( sepse kam argumente ne telefon tim qe deshmon te kunderten).Dmth Zoja ne fjal është hapi i parë i këtij skandali.
Në moment që shkoj e takoj Drejtorin aktual të QKMF-së ai me thotë se kam shumë presione prej Dr.G.M dhe Drejtortit S.K (arsyetimi i tij NUK PO TË DOJNË)
Në takimin që e kam patur me Drejtorin S.K ku aty nuk isha vetem ai u deklaru se ti je djal i mire edhe bëhet mirë rregullohet shpejt kjo punë e aty tregohet servilizmi i tyre sepse nuk isha vetem po citoj vetën.

E keqja më e madhe është se deklarata e Fadil Bajraktarit se une nuk i kam kushtet e mira ekonomike më preku shumë sepse sipas asaj që deklaroj unë po shkilem sepse nuk kam të ardhura edhe jam nevojtarë edhe duroj çdo shtypje të tyre…
Publikisht po e themë se une Pranver Asllani jam krenar me punën që e bëjë sepse po kontriboj ne shtetin ku Babi im luftoj për me qenë të lirë, dhe nëse mendoni se mundeni mem shkelë atëher do të shkoj edhe në instanca më të larta për të marr të drejtën time.

Shkruan: Pranver Asllani – BacheIor i Infermierisë

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here