Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

0
192

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se për të prioritet është interesi i vendit dhe interesat e qytetarëve.

Sipas tij, vendi është nën masa dhe qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosbashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë.

“Këtu kemi të bëjmë edhe me dëmtim të reputacionit të vendit”, ka thënë ai. “Përveç këtyre milionave që janë të bllokuara si rezultat u masave ka edhe qindra-miliona të cilat nuk janë të shënjezuara. Gjithmonë e kam thënë dhe do ta ripërsërisë, sa herë të ka nënshpenzime nënkupton që është mospunë. Këto trende duhet të ndalohen, duhet te punojmë në përmirësimin e standardit të qytetarëve në të kundërtën do të ballafaqohemi me emigracioni. Ne duhet ta kthejmë optimizmin duhet të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së ka ardhur si rezultat i kandidaturës së tij si kryeministër.

Sipas tij, qysh më 4 prill ka deklaruar se PDK-ja duhet t’i votojë ato marrëveshje.

Hamza ka përjashtuar mundësinë e ndonjë koalicioni.

Ka shtuar se janë në garë për t’i bindur qytetarët që PDK-ja duhet të jetë parti fituese.

“Ne kemi qenë partia më e qartë në drejtimin që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nuk ka asnjë projekt kapital që ka nisur e mund të përfundojë brenda qeverisjes së kësaj qeverie. Ndodhen apo nuk ndodhen zgjedhjet, votimi i marrëveshjeve duhet të ndodhë dhe kjo vetëm për interes të qytetarëve”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here