Tyrell Malacia është larguar nga Manchester United për t’iu bashkuar PSV Eindhoven në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan 04 Online.
Pas një viti jashtë fushave për shkak të një dëmtimi serioz në gju, mbrojtësi i majtë synon të rifitojë formën te lideri i Eredivisie.
PSV, që kryeson kampionatin holandez, e sheh Malacian si një përforcim kyç për fazën vendimtare të sezonit, ndërsa vetë lojtari e konsideron këtë rikthim një hap të rëndësishëm për karrierën e tij./04 Online