Triumf Berisha, 9 vjeçari nga Prizreni me pasion të madh për klarinetën (VIDEO)

0
913

Triumf Berisha ka një pasion të madh për klarinetin, shkruan 04 Online.

Ndonëse është 9 vjeçar, ai me shumë kënaqësi shkon në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” për ti ndjekur mësimet.

Tashmë klarineti është shndërruar në shokun e tij më të ngushtë, me të cilin ka arritur ti fitoj edhe disa çmime në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Talenti nga Prizreni është mirënjohës ndaj familjes dhe profesorit Fitim Rexhepi për mbështetjen e parezervë që i kanë dhënë deri tani në rrugëtimin e tij.

Bazuar në rrugëtimin e tij të deritashëm, besohet se Triumfi do të arrijë të fitoj edhe shumë çmime në të ardhmen./04 Online

Leave a Reply