Ballkani debuton sot në Evropë, e pret Zalgirisin në Champions

0
325

Ballkani do të debutojë sonte në garat evropiane.

Kampioni kosovar do të luajë absolutisht për herë të parë në Evropë pas suksesit që e arriti në edicionin e fundit në Superligë.

Therandasit do të nisin gjithçka nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi nga Suhareka më saktësisht do ta presë skuadrën nga Lituania, Zalgiris Vilnius.

Skuadra mysafire është favorite për shkak të përvojës që e ka në garat evropiane.

Lituanezët kanë mbërri dje në Kosovë dhe janë të gatshëm për këtë sfidë, njëjtë si ekipi i trajnerit Daja.

Mirëpo, ekipi kosovar, i mbështetur nga tifozët, do të mundohet ta krijojë një kapital nga ndeshja e parë që do ta luajë në shtëpi, para asaj të kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Krahas Ballkanit, në garat evropiane nga Kosova këtë sezon do të luajnë edhe Drita, Gjilani e Llapi. 

Leave a Reply