Trajtoni flokët me vaj luledielli

0
306

Në vend që të shpenzoni shuma marramendëse në produktet kozmetike për të trajtuar flokët tuaj, mund t’i shkëmbeni ato me produkte natyrale të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpi.

Vaj luledielli është një produkt natyral shumë i mirë për flokët, i zbut ato, ju dhuron shkëlqim, dhe i bën ato më të lehtë për t’u krehur. Në vend që të shpenzoni në produke të cilat shpesh-herë përmbajnë kimikate, dhe dëmtojnë edhe më shumë flokët, përdorni vajin e lulediellit i cili i bën  të butë si mëndafsh dhe të lehtë për t’i stiluar sipas dëshirës.

Koha e duhur për të përgatitur dhe vendosur masken duhen rreth 48 minuta.

Përbërësit;

Vaj luledielli

Një peshqir i lagur

Një krahër

Përgatitja; vendoseni peshqirin e lagur në flokë, vendoseni gjysmen e  vajit të lulediellit mbi flokëtek pjesa e skalpit. Masazhojeni skalpin, me gishta dhe më pas me krehër, i krihni flokët deri në fund në këtë mënyrë shpërndani vajin në flokë. Mbeshtjelleni sërish mbi flokë dhe lëreni të qëndrojë të pakten 40 minuta. Në qoftëse nuk keni kaq shumë kohë, lëreni të pakten 20 minuta. Pastaj lajeni kokën me shampo siç bëni zakonisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here