Takimi Ahmeti – Aliu: Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin në rrugën Tetovë-Prizren

0
283

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu sot me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti ka realizuar takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, përcjell TV21. Aliu tha se në takim është folur për rrugën Tetovë-Prizren, ndërsa theksoi se autoritetet janë në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin që do të duhet të ndërtohet.

“Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plot të këtij projekti”, tha ministri Aliu.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ekipet ndërqeveritare merren seriozisht me këtë çështje, që projektimi të mbyllet sa më shpejtë dhe të nis realizimi.

“Rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar, më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje, që projektimi të përfundojë sa më shpejtë”

Leave a Reply