Surprizon Brighton, nuk njeh asnjë humbje në katër javë, Chelsea rikthehet të fitorja

0
298

Chelsea ia ka dalë të  marrë tre pikë në javën e katër të Premier League përballë Leicester City, duke u rikthyer te fitorja pas dy raundesh, ndonëse që nga minuta e 28’ ishte me 1 lojtar më pak. “Blutë” e Londrës mbetën inferior përballë “dhelprave” kur Callagher mori kartonin e dytë të kuq dhe la skuadrën e Tuchel me 10 lojtarë. Megjithatë vendasit treguan që edhe në një situatë të tillë dinë të triumfojnë.

Chelsea gjeti rrugën drejt rrjetës me Sterling që shënoi në minutën e 47’, pas një asisti nga Cucurella, më pas do të ishte po anglezi ai që do të realizonte, duke i dhuruar dopietë ekipit të tij në minutën e 63’. Miqtë tentuan të reagonin dhe shënuan në minutën e 67’ me Barnes, megjithatë ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1. Pas javës së katërt Chelsea renditet në vend të 6 me 7 pikë, teksa Leicester qëndron në vend të 19-të me vetëm 1 pikë.

Brentford-Everton janë ndarë me nga një pikë në këtë raund të Premier League, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, me Gordon që do të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 24’. Ndërsa Brentford gjeti barazimin në minutën e 85’, duke mos dalë pa pikë nga ‘Brentford Community Stadium”. Pas javës së katërt Brentford renditet në vend të nëntë me 5 pikë, teksa Everton qëndron në vend të 17-të me 2 pikë.

Brighton vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Leeds United, duke mos njohur asnjë disfatë në këtë edicion. Në një ndeshje shumë të luftuar, vendasit mundën që të gjenin rrugën drejt rrjetës pas më shumë se një ore lojë, pra në minutën e 66’, me Gross që shënoi pas një asisti nga Trossard. Pas këtij raundi Brighton renditet në vend të dytë me 10 pikë, po aq sa Manchester City i vendit të parë, teksa Leeds qëndron në vend të pestë me 7 pikë të grumbulluara./SS

Leave a Reply