Osmani falënderon SHBA-në e BE-në për marrëveshje: Vazhdojmë angazhimin drejt njohjes reciproke

0
187

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve të identifikimit në mes të shtetasve të dy shteteve përkatëse.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqje dhe stabilitet. Ajo i është shprehur mirënjohës SHBA-së dhe BE-së për, siç tha ajo, rolin mbështetës, shkruan lajmi.net.

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

“Do të vazhdojmë  pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, përfundon postimi i saj. 

Leave a Reply