Skorobishti ndihmohet me 145 pako ushqimore – higjienike, 80 prej tyre nga Komuna e Prizrenit

0
729

Fshati Skorobisht vazhdon të jetë më i godituri nga COVID-19 në Komunën e Prizrenit.

Por ndihmat nuk kanë munguar për këtë komunitet. Siç ka njoftuar Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, banorët e këtij fshati janë ndihmuar me 145 pako ushqimore – higjienike.

Kabashi ka thënë se 80 pako janë ndarë nga Komuna e Prizrenit, 30 nga “Jetimat e Ballkanit”, 20 nga TIKA dhe 15 pako nga donatorët./04 Online

Leave a Reply