Të dashur mërgimtarë lutemi për shpirtin tuaj, lutemi për familjen dhe shëndetin tuaj

0
746

Me ardhjen në jetë, njeriut i përcaktohet edhe mundi, fati e sakrifica nga zoti i madhërishëm! Të gjithë mundohen të bëjnë diçka, por ju mundoheni të bëni shumë.

Ju oksigjeni i shtetit, dikush ndoshta nga “verbëria” edhe nuk e sheh oksigjenin, por atë sot po e ndjen! Atë mungesë të oksigjenit sot po e ndjen edhe shteti ynë, shteti i cili ende nuk po mundet ta merr vetën e që më pastaj ta prodhoj vet atë oksigjen, që edhe frymëmarrja jonë të jetë më e lehtë…! E që sot, është shumë e nevojshme.

Ju më të dashurit tonë, ju ajka e shtetsisë së Kosovës, edhe sot kemi nevojë për djersën tuaj.

Ju mërgimtar të dashur, ju e dhatë djersën, mundin, gjakun, dhe dashurinë tuaj në ditët kur ishte në pyetje egzistenca e të qenurit shqiptar! Me një fjalë, ju dhatë gjithçka sa herë ishte nevoja për t’dhënë, edhe atëherë kur shpirtin e kishit të lënduar e të injoruar nga injorantët e ata që nuk e vlersojnë mirësinë njerzore! Por ju sërish i injoruat injorantët e mosmirënjohësit, ngase dallimi është i prekshëm dhe i dukshëm nga ata që dijnë të vlerësojnë e janë mirënjohës për ju.

Unë, nuk dua që ju të më falenderoni për këtë shkrim, por sërish unë u jam falenderues për ju! Sepse përjetësisht do ta kem këtë mendim.

Andaj me këtë rast, unë u bëj thirrje që edhe këtë herë shteti ynë ka nevojë për djersën, mundin, gjakun dhe dashurinë tuaj! Sot, vëllezërit, prindërit e të afërmit tuaj kanë nevojë për ju.

Shteti ynë i ri po shkon drejt regresit ekonomik, është e dhimbshme kur sheh bizneset e mbyllura dhe sheshet e boshatisura! Që tregojnë për paralizimin e vendit tonë.

Ju, vëllezër e motra tona mërgimtar, për këtë vit ndoshta edhe do të na mungoni me mos prezencën tuaj fizike, jo nga dëshira juaj, por nga gjendja e jashtëzakonshme që po e përjetojmë prej muajsh me radhë! E që ende nuk ja dimë fundin e kësaj gjendje? Andaj, në këtë muaj të shenjtë të ramazanit të lutemi për ju dhe familjen për shpirtin human mërgimtar.

Për fund:
Sot, shteti ynë ka nevojë për shtrirjen e dorës suaj! Ndihmojeni shtetin tonë që t’mos gjunjëzohet edhe këtë herë, mos na lëni pa shpresë e të ndihemi në vështirësi, mos na lëni shtetin tonë t’ja zgjatë dorën dikujt e të pret se sa e çka po i jep, ndani pak oksigjen nga vetja e dhurojeni, sepse edhe sot kemi nevojë për ju.
Lutemi për shpirtin tuaj, lutemi për familjen dhe shëndetin tuaj, ndjejmë dhimbjen edhe kur ju jeni mirë! Zoti i madhërishëm i’u dhashtë juve shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Me dashuri, dhimbje, mall e mirënjohje të përjetshme për ju mërgimtar.

SHTETI YNË TË RROJË PËRGJITHMONË…!

Shkruan: Urim KRASNIQI

Leave a Reply