Apel për ndihmë, 43-vjeçari pa asnjë familjar jeton mes mbeturinave në një barakë në Prishtinë!

0
486

Tejet i rëndë duhet të ketë qenë momenti për B.Th. derisa ka vendosur të strehohet në një barakë të shkatërruar në Ulpianë.

43-vjeçari me prejardhje nga Suhareka vazhdon të përballet me kushtet e tmerrshme të jetesës, me shëndetin e dobët … e ndihmën që deri më tani pakkush ia ofroi.

Afër vetes ka vetëm disa batanije, me të cilat ngrohet sado pak …

Mësohet se personi në fjalë ka plot 2 javë që ditën e natën e ka pritur në këtë ambient të neveritshëm, i cili ngjason në një deponi mbeturinash.

B.TH., i cili njërën këmbë e ka të amputuar, nuk është i martuar dhe fatkeqsisht nuk ka as edhe një person të vetëm që do të llogariste në të.

Një ndihmë sado e vogël nga ju do të thotë shumë për këtë person, i cili po mundohet të mbijetojë i vetëm në këto ditë kaq të vështira për të.

Numri kontaktues për të gjithë ata persona që shprehin vullnet ta ndihmojnë këtë person: 044 31 00 32.

Leave a Reply