Shehu: Zaf 3.1% kamatë, a është kamatë rrëshqitëse apo fikse?! (pyet ekspertat), pastaj tregoi banorëve të Prizrenit përallat tuaja!

0
674

Miratimi i propozim – vendimit për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro ka zgjuar replika të ashpra mes opozitës me pozitën.

Gjatë ditës Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha kishte reaguar ndaj këtij votimi duke thënë se pushteti lokal të ndihmuar nga disa kuvendarë nga opozita e kanë futur Prizrenin në fajde. E ndaj këtij qëndrimi ka reaguar Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu duke thënë se Berisha nuk e ka haberin se çka është ‘fajdeja’.

“Zafir Berisha, sot pas mbledhjes së asamblesë qenka deklaruar që qeverisja e LVV-së komunën e Prizrenit e ka futur ne fajde.
Ky personazh (one shoë man) jam i bindur që nuk e ka haberin se çka është “fajdeja”.
3.1% interes pa hipotekë, mbi 1 milion grant nga BERZH-i, mbi 110 objekte publike ku do investohet, mbi 270 mijë zvogëlim të shpenzimeve energjetike, mbi… mbi…!
P.S.
Zaf 3.1% kamatë, a është kamatë rrëshqitëse apo fikse?! (pyet ekspertat), pastaj tregoi banorëve të Prizrenit përallat tuaja!”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply