Prizren, Haskuka ngushëllon familjen e personit që vdiq sot nga koronavirusi

0
412

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për 53 vjecarin i cili ndërroi jetë sot nga koronavirusi.

Haskuka është lutur që pandemia të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak viktima.

“Sot e mora lajmin e hidhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për viktimën e radhës nga COVID-19. Ky është personi i dytë nga Prizreni që ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë.

Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë të afërmve!

Me shpresë që sa më shpejt dhe me sa më pak viktima ta kalojmë këtë pandemi!”, thuhet në ngushëllimin e Haskukës./04 Online

Leave a Reply