Ekskluzive: Këto janë bordet që pritet të shkarkohen në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë, që po ndodh tani

0
410

Në vazhdën e shkarkimeve të bordeve, Qeveria në detyrë, sot planifikon shkarkimin e të tre të tillëve. Gazeta Sinjali ka siguruar propozim-vendimet për shkarkimin e bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës, kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe atë të ndërmarrjes hidro-ekonomike “Ibër-Lepenc”.

Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi sot, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë e cila aktualisht është duke u mbajtur dhe afati i votimit mbaron në orën 16:00.

Për ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A., është vendosur edhe për emrat e Bordit të Përkohshëm me kryesuese Ajshe Zeneli-Bytyqi dhe tre anëtarë tjerë.

Propozim-vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike Qëndrore, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A Prizren.

Si dhe propozim-vendimi për shkarkimin dhe zëvendësimin e drejtorëve në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Telekomi i Kosovës.

Në mbledhje po diskutohen edhe disa pika të tjera të rendit të ditës si: Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e ujërave të zeza në Gjilan.

Shqyrtimin e Projketligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Fiskalis 2020”, etj. /Gazeta Sinjali/

Leave a Reply