Anton Quni nuk e votoi Avdullah Hotin, për kryeministër

0
449

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni nuk e ka mbështetur Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic Brenda kësaj mbledhjeje.

“Quni ka abstenuar sa i përket kandidatit të propozuar për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Siç merret vesh, Quni ka thënë se këtë e bënë për çështje parimore, për faktin se Vjosa Osmani, ishte kandidate për kryeministër, prandaj arsyetimi i tij, ka qenë që të ruhet elektorati.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me Qunin, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Ndryshe, Quni kishte abstenuar edhe sa i përket lidhjes së koalicionit me AAK-në e Nismën në Këshillin e Përgjithshëm.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së kanë munguar edhe nënkryetarët Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Gazeta Blic merr vesh se Haziri kishte probleme shëndetësore, derisa Osmani ka dalë publikisht kundër një koalicioni me AAK-në e Nismën.

Leave a Reply