Plaku kosovar kërkon takim me Kurtin ose të parin e ushtrisë, thotë se e di sekretin e një arme të rrezikshme

0
352

Një mjek popullor nga Kosova ka treguar një storie aq interesante sa edhe vështirë të besueshme.

Ai tregon se si e ka shëruar një zviceran nga morthi, e që sipas tij “as mjekët nuk kanë mundur ta bëjnë”. Ai shton tutje se atij i ishin kërkuar 200 mijë euro për shërim.

“200 mijë frangë janë shumë. E kam marrë barin dhe e kam mbarruar dhe i kam shkuar nëpër shitore. E kam mbaruar. Më ka thënë duhan a pin, i thash jo nuk e dhezi. Për cfare e ki, i thashë për sallatë. Shkova në spital dhe më tha ku i ke marrë paret“, tregon ai pak a shumë ngjarjen për të cilën lë shumë fakte pa treguar, sic është zakoni në tregimin e këtyre historive mesatare popullore.

Ai shkon edhe më tutje duke kërkuar takim me kryeministrin ose “shefin e ushtrisë”, për të cilët thotë se do ua tregojë sekretin e një “armë shumë të rrezikshme”.

Leave a Reply