52 aksidente trafiku brenda 24 ore, policia shqipton mbi 1,400 gjoba

0
221
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apele në drejtim të pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave në komunikacion, pasi që si pasojë e mosrespektimit të rregullave po shkaktohen aksidentet, e që jo rrallë herë ndonjë prej tyre fatkeqësisht po përfundon edhe me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur 52 aksidente në komunikacion.

Sipas policisë, nga 52 aksidente të ndodhura, 24 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse 28 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia në këtë periudhë kohore ka shqiptuar 1 mijë e 462 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 25 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply