Përkujtimin e betejës së UÇK-së në Vërri e ka vazhduar edhe sot Zafir Berisha me bashkëpunëtorë

0
510

Përkujtimin e betejës së UÇK-së në Vërri, Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij, e vazhduan edhe sot me vizitën e tyre pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Hoqë e Qytetit, dhe pranë lapidarëve në fshatrat Jeshkovë e Malësi e Vërrinit, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Duke kujtuar përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.
Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë, tha Kryetari Berisha”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren./04 Online

Leave a Reply