Quni: Tusuzi po vuan nga shumë mungesa e probleme të cilat as që është tentuar tu gjindet zgjidhja

0
500

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka kritikuar qeverinë lokale se nuk ka investuar asgjë në lagjen “Tusuz”.

Sipas tij, kjo lagje ka probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje.

“Qeveria lokale, pothuajse nuk ka investuar asgjë në përmirësimin e standardit jetësor të banorëve të kësaj lagje, ndërkaq pas katër vite qeverisje për efekte elektorale, në prag të fushatës ka filluar realizimin e disa projekteve të dyshimta që nuk po arrijnë ti finalizojnë.

Kanale e puseta të hapura gjithandej, rrugë të shkatërruara, shtylla elektrike të vjetërsuara e të stërngarkuara, ambient të degraduar me pisllëqe e mbeturina inerte gjithandej.

Tusuzi’ po vuan nga shumë mungesa e probleme të cilat as që është tentuar t’u gjindet zgjidhja. Këtë trajtim nuk e meritojnë banorët e kësaj lagjeje, kontributi i të cilëve për liri e pavarësi të vendit është i jashtëzakonshëm.

Në biseda, me disa nga ta, kuptova që ndjehen të zhgënjyer e të lënë pasdore.

Nuk ka problem që nuk ka zgjidhje, krejt çka nevojitet është ekspertiza dhe vullneti i mirë i vendimmarrësve.

Mua dhe ekipit tim nuk na mungojnë as njëra as tjetra, prandaj “Tusuzi”, si një ndër lagjet më të mëdha të qytetit do të kenë vëmendjen time të veçantë dhe të gjitha problemeve e mungesave të evidentuara, do tu japim zgjidhje”, ka thënë Quni.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i rrugë

Leave a Reply