Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, ka emocionuar me urimin për gjyshen e saj, të cilën e konsideron shumë më tepër se një gjyshe.
“Për të tjerët je thjesht gjyshe, por për mua je shumë më tepër”, ka shkruar Kaderi.
Ajo ka treguar se gjyshja e mori në përkujdesje që kur ishte vetëm dy muajshe, duke e rritur dhe duke i dhënë dashurinë e mbështetjen që i mungonte.
Kaderi e ka cilësuar atë si “shtyllën e jetës”, duke e falënderuar për të gjitha sakrificat dhe kujdesin ndër vite. ❤️















































