Flick zbulon arsyen pse Rodri nuk po starton te Barcelona

0
27

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se Rodri ende nuk është në gjendjen optimale fizike për të qenë titullar në La Liga.

Mesfushori spanjoll, i transferuar nga Manchester City, po kalon një periudhë të kontrolluar integrimi, pasi ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës katalanase.

“Natyrisht, ai duhet të përmirësohet fizikisht. Ne e dimë këtë, sepse ai sapo ka ardhur dhe ka vetëm dhjetë ditë që është me ne”, deklaroi Flick.

Ndërkohë, trajneri gjerman po punon edhe për mënyrën se si Rodri dhe Pedri mund të funksionojnë së bashku. Plani është që Rodri të luajë më i tërhequr, duke ofruar ekuilibër në mesfushë, ndërsa Pedrit t’i jepet më shumë liri për të lëvizur mes linjave.

Barcelona e ka nisur sezonin me tri fitore radhazi dhe tashmë përgatitet për përballjen e së dielës ndaj Valencias në “Mestalla”./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here