Zgjedhja e pudrës së lëngët është një nga hapat më të rëndësishëm për një make-up natyral dhe uniform. Një nuancë e gabuar mund ta bëjë fytyrën të duket shumë e zbehtë, shumë e errët ose jo natyrale.
Për të gjetur ngjyrën e duhur, testojeni pudrën në vijën e nofullës, jo në dorë. Nuanca që përzihet më mirë me lëkurën dhe bëhet pothuajse e padukshme është zakonisht zgjedhja më e përshtatshme.
Gjithashtu, kushtojini vëmendje nëntonit të lëkurës. Ai mund të jetë i ngrohtë, i ftohtë ose neutral. Nëse lëkura ka nuanca të arta apo të verdha, zakonisht përshtaten më mirë tonet e ngrohta; për nuancat rozë, tonet e ftohta mund të jenë më të përshtatshme, ndërsa nëntoni neutral ofron më shumë fleksibilitet.
Pudra duhet të testohet edhe në dritë natyrale, pasi ndriçimi artificial mund ta ndryshojë mënyrën se si duket ngjyra.
Zgjedhja e saktë nuk është domosdoshmërisht ajo që duket më bukur në shishe, por ajo që bashkohet natyrshëm me tonin e lëkurës./04 Online/















































