Gjesti i mirë i Remzie Osmanit, gjen një zinxhir dhe kërkon pronarin

0
26

Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, ka bërë një apel publik për të gjetur pronarin e një zinxhiri që e ka gjetur në qendër të Prishtinës.

Ajo ka treguar se lirë zinxhiri është gjetur në parkingun prapa monumentit NEWBORN dhe ka kërkuar nga personi që e ka humbur që ta përshkruajë saktësisht atë, në mënyrë që të vërtetohet se është pronari i saj, shkruan Indeksonline.

“E kam gjetur këtë në qendër të Prishtinës, te parkingu mbrapa monumentit NEWBORN. Personi që e ka humbur, për ta marrë, duhet të më tregojë saktësisht çfarë ka pasur të shkruar dhe si ka qenë e mbështjellë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka kërkuar nga ndjekësit që ta shpërndajnë postimin, me shpresën se lajmi do të arrijë te personi që e ka humbur./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here