Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 5,700 biznese më shumë dhe mbi 17 mijë punëtorë më shumë të deklaruar, krahasuar me vitin e kaluar, raporton GazetaBlic.
Sipas Kurtit, të hyrat tatimore janë rritur për rreth 14%, ndërsa aktivitetet operative të Administratës Tatimore të Kosovës për 35%.
Ai ka vlerësuar se këto rezultate dëshmojnë për rritje të aktivitetit ekonomik dhe zgjerim të bazës së punësimit.
Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e digjitalizimit dhe reformave në administratën tatimore, duke përmendur certifikimin e nëntë kompanive softuerike për procesin e fiskalizimit dhe forcimin e kapaciteteve të ATK-së me punësime të reja.















































