Pasta e dhëmbëve largon njollat nga fytyra? Ja çfarë duhet të dini

0
14

Përdorimi i pastës së dhëmbëve në fytyrë është një këshillë që qarkullon shpesh si mënyrë për të larguar njollat dhe puçrrat. Megjithatë, pasta e dhëmbëve nuk është e krijuar për lëkurën dhe mund të shkaktojë irritim, skuqje, tharje apo djegie.

Edhe pse disa përbërës mund të japin përkohësisht ndjesinë e tharjes së një puçrre, kjo nuk do të thotë se pasta e dhëmbëve trajton njollat e lëkurës.

Për njollat dhe pigmentimin rekomandohet përdorimi i produkteve të përshtatshme për lëkurën, ndërsa në rastet e njollave të vazhdueshme ose të ndryshimeve të pazakonta të tyre, këshillohet konsultimi me dermatolog./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here