PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen

0
48

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo nismë vjen pikërisht vetëm dy ditë pasi në Gjykatën Speciale në Hagë janë dënuar ish-krerët e UÇK-së, në total me 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.