Arsenal nuk e harron Rodrygon

0
34

Arsenali vazhdon të jetë i interesuar për Rodrygon dhe po e monitoron nga afër rikuperimin e brazilianit nga dëmtimi i rëndë në gju.

Sipas TEAMtalk, “Topçinjtë” mbajnë kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit të Real Madridit dhe mund të tentojnë transferimin e tij në të ardhmen.

Rodrygo pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar në mars dhe aktualisht po punon për rikthimin në fushë.

Real Madridi synon të mos e nxitojë rikthimin e tij, ndërsa lojtari shpreson të jetë gati para fundit të vitit.

Arsenali e kishte në listën e objektivave edhe para dëmtimit dhe një lëvizje e ardhshme mbetet e mundshme.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, Rodrygo nuk pritet të largohet drejt Arsenalit në afatin kalimtar të janarit.