“Nuk duhet harruar puna e Ten Hag”, Evra: United nuk e fiton titullin

0
157

Manchester United i duhet të reagojë shpejt pas asaj disfate turpëruese me shifrat 7-0 ndaj Liverpool, pasi përndryshe e gjithë puna e këtij sezoni rrezikon të shkojë dëm. Edhe pse ndeshja ndaj The Reds do të marrë kohë për t’u harruar, ish-futbollisti i United, Patrice Evra theksoi se skuadra e Erik ten Hag nuk mund të pretendojë titullin në sezonin e parë dhe se njerëzit e opinionistët duhet të kujtojnë se “Djajtë e Kuq” vijnë nga një periudhë e errët.

“Si një fans i Manchester United, normalisht e mendoj titullin. Por, jam i kthjellët dhe e di se ky objektiv nuk mund të arrihet në këtë sezon. Fitimi i titullit është një proces dhe kërkon kohë. Ten Hag ia ka dalë të bëjë mrekulli dhe duhet ta vlerësojmë. Njerëzit nuk mund ta harrojnë se nga çfarë periudhe e errët erdhi skuadra. Kemi një trofe më shumë.

Sigurisht, ajo ndaj Liverpool është një humbje që “djeg”. Shtatë gola janë shumë dhe që vendosin në pikëpyetje mbi të gjitha mbrojtjen. Por, sërish theksoj se nuk duhet harruar se çfarë ka arritur kjo skuadër përgjatë këtij sezoni”, u shpreh Evra./SS

Leave a Reply