Chiesa zbulon idhujt: Si fëmija preferoja Kaka, tani ndjek një tjetër

0
120

Në një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa zbuloi idhullin e tij të fëmijërisë, por edhe lojtarin aktual që preferon më së shumti. Në rastin e parë bëhet fjalë për një milanist si Ricardo Kaka, ndërsa pa brazilianin në botën e futbollit, ai ndjek Kylian Mbappe.

Për këtë të fundit Chiesa ka një konsideratë të lartë ndërsa thekson se francezi është një lojtar klasi.

“Si fëmijë kam pasur idhull Kaka, tani lojtari që më pëlqen më shumë është Mbappe. Kemi ndërruar fanellat së bashku. Në fushë ai është një lojtar klasi, të çarmatos me një lëvizje. E përdor topin me shumë lehtësi dhe një shpejtësi që e sheh te shumë pak lojtarë./SS

Pastaj është mjaft mirë edhe në aspektin realizativ. Shënoi tre gola në një finale Botërori në moshën 23-vjeçare, çfarë mund të themi më shumë për Mbappe”, u shpreh Chiesa.

Leave a Reply